“Rama e Berisha janë bashkë”/ Qytetari i vë afat kryeministrit: Nëse nuk na përgjigjesh brenda 3 ditëve…

24 August 2026, 21:35 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama e Berisha janë bashkë”/ Qytetari i vë afat

Në ditën e 86-të të protestës, një prej qytetarëve pjesëmarrës ka bërë thirrje për vijimin e presionit ndaj qeverisë, duke i vendosur kryeministrit Edi Rama një afat prej tre ditësh për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve.

“Rama e Berisha janë bashkë. Vetëm kanë vjedhur e shkatërruar popullin. Ka ardhur koha t’i japim afat 3-ditor Ramës”, u shpreh qytetari.

Ai kërkoi që kryeministri të dalë përpara qytetarëve dhe të japë një përgjigje lidhur me kërkesat e tyre, ose të japë dorëheqjen.

 “Ose të dalë para popullit, ose të japë dorëheqjen”, tha ai.

Po ndodh...