Marc Cucurella bën prezantimin si futbollisti i Realit të Madridit
Këtë të hënë Reali i Madridit prezantoi një tjetër blerje të re, e parafundit për këtë verë; atë të Marc Cucurella. Ashtu si edhe ceremonitë e tjera të mëparshme, edhe kjo e mbrojtësit spanjoll u bë me dyer të mbyllura ku i vetmi i pranishëm ishte presidenti i Los Blancos, Florentino Perez.Cucurella që u transferua në Madrid nga Chelsea për 55 milionë euro plus 5 milionë në formën e bonuseve, nënshkroi me klubin merenges një kontratë deri në 30 qershor të 2032.
Pasi formalizoi akordin, Cucurrella mori në dorëzim elementët protokollarë të zakonshëm në prezantime të tilla; një kopje e Santiago Bernabeut, një orë dhe fanellën e Realit të Madridit me emrin e tij dhe numrin 17 në të.
Është një krenari, është një ditë speciale për mua, për familjen time-tha Cucurella në një konferencë për median-është një nder për mua të vesh këtë fanellë, eshtë klubi më i mirë në botë, për gjithçka ka fituar, për gjithçka që i mbetet për të fituar dhe shpresoj që të jetë një epokë madhështore dhe të mund të fitojmë shumë tituj. Besoj se do të jetë një nga etapat më të bukura dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe ne të mund të bëjmë të gjithë këta njerëz të lumtur’.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128