Zyrtarizohet kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

5 August 2026, 22:27 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zyrtarizohet kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Ermal

Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka përcjellë pranë autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e biznesmenit shqiptar, Ermal Beqiri.

“Ministria e Drejtësisë, në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze, ka përcjellë sot pranë autoriteteve kompetente franceze kërkesën për ekstradimin e shtetasit Ermal Beqiri, të përcjellë nga organi procedues, së bashku me dokumentacionin përkatës”, njoftoi ministria.

Ermal Beqiri u arrestua më 24 korrik pasi me një avion të vogël kishte hyrë në zonën e sigurisë mbi centralin bërthamor Penli në një lartësi të ulët. Pas uljes në aeroport ai u vu në pranga dhe gjatë verifikimit të identitetit, autoritetet franceze konstatuan se Ermal Beqiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

SPAK ka deklaruar se kishte marrë që më herët informacione për praninë e Beqirit në Francë. Pas ndalimit Prokuroria e Posaçme, u ka kërkuar autoriteteve të drejtësisë në Francë sekuestrimin e pasurive të tij në këtë vend. Nga hetimet u zbulua edhe blerja e kësaj kështjelle me vlerë rreth 2.6 milion euro, llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, si dhe disa automjete të përdorura nga Beqiri.

Ndaj tij Gjykata e Posaçme ka vendosur më 15 dhjetor tw vitit 2025 masën e arrestit në burg.  Beqiri po hetohet nga SPAK në lidhje dosjen e tenderëve të AKSHI-t.

Sipas SPAK, ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që manipulonte procedurat e tenderëve publikë dhe ushtronte presion ndaj konkurrentëve. Mediat franceze kanë raportuar se procedura e ekstradimit mund të kërkojë disa javë.

Po ndodh...