Pedagogu nga protesta: Në Shqipëri ka rënë kolera e dijes
Pedagogu Lush Susaj u bëri thirrje të rinjve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe fermerëve në protestën e 67-të të zhvilluar para Kryeministrisë, të mos largohen nga vendi, por të angazhohen në ndryshimin e situatës politike në Shqipëri.
Nga podiumi i protestës, Susaj kritikoi gjendjen e arsimit dhe emigrimin e të rinjve dhe deklaroi se universitetet duhet të rikthehen në shërbim të dijes dhe qytetarëve.
“Janë 26 mijë maturantë që po largohen nga Shqipëria. Në vendin tonë ka rënë kolera e dijes. I bëj thirrje këtyre maturantëve regjistrohuni dhe konkurroni në universitetet e Shqipërisë Dhe me ndihmën e qytetarëve dhe Zotit do i kthejmë universitetet në shërbim të shqiptarëve dhe jo në shërbim të lidhjeve nepotike. Do i kthejmë në shërbim të karaktereve e jo në shpella të zeza si sot, ku krijohen servila me bindje politike. Do i kthejmë në shkolla ku kultivohet qytetaria evropiane”, tha ai mes të tjerash.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128