Aksident me vdekje pranë Lezhës/ Humb kontrollin e motomjetit dhe rrëzohet, ndërron jetë në vend 50-vjeçari

22 September 2026, 20:56 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident me vdekje pranë Lezhës/ Humb kontrollin e motomjetit dhe

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.

Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

 

Po ndodh...

ide