Mbyllen fjalimet, protestuesit “skuqin” bulevardin Dëshmorët e Kombit

22 September 2026, 20:42 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllen fjalimet, protestuesit “skuqin” bulevardin

Vazhdon protesta e qytetarëve kundër qeverisë në ditën e 115.

Aktivistët në fjalimet e tyre thanë se kryeminstri Rama dhe qeveria e tij duhet të japin dorëheqjen, pasi skandalet nuk po mbarojnë.

Pasi kanë mbaruar fjalimet e aktivistëve, qytetarët janë duke qëndruar tek bulevardi Dëshmorët e Kombit.

 

Protestuesit të pajisur me flamuj kombëtar dhe me parrulla të ndryshme, po bëjnë thirrje për largimin urgjent të Ramës.

Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, pasi e akuzojnë për korrupsion dhe keqqeverisje.

 

Po ndodh...

ide