Aktivistja akuzon Gent Prognin: Na ka kërcënuar me jetë

27 August 2026, 16:11 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aktivistja akuzon Gent Prognin: Na ka kërcënuar me jetë

Arilda Lleshi, një nga aktivistet e para në nisjen e protestës, ka publikuar një video ku pretendon se ajo dhe persona të tjerë janë kërcënuar nga Gent Progni për shkak të qëndrimeve kundërshtuese ndaj tij.

Sipas Lleshit, konflikti lidhet me procesin e organizimit të protestës dhe veçanërisht me mënyrën e votimit për Kuvendin Kombëtar Qytetar. Ajo pretendon se presionet ndaj zërave kritikë po cenojnë lirinë e mendimit dhe funksionimin demokratik brenda vetë lëvizjes.

Denoncimi i saj shënon një tjetër episod të përplasjeve që kanë dalë gjithnjë e më hapur mes personave të përfshirë në drejtimin e protestës.

Deri tani Gent Progni nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave të Lleshit.

Po ndodh...