Presidenti Begaj hedh poshtë akuzat e Berishës, ja si i përgjigjet për Alqi Bllakon

Presidenca ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të PD-së, Sali Berisha, se Alqi Bllako punon si këshilltar pranë Presidentit Bajram Begaj.
Në reagim theksohet se Alqi Bllako kurrë nuk ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës. Presidenca sqaron se Alqi Bllako nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion.
“Në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me pretendimin se zoti Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës, saktësojmë se zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion.
Zyra e Shtypit e Presidencës e bën këtë sqarim për të shmangur çdo keqinformim lidhur me përbërjen e kabinetit të Presidentit të Republikës”, thuhet në reagim.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128