“Ka bombë ”, Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, largohen punonjësit
Alarmi për bombë ka boshatisur godinën e Bashkisë së Bulqizës, e cila siç duke nga foto është rrethuar me shirita sigurie.
Policia ka nisur kontrollet pas një mesazhi kërcënues të mbërritur me e-mail, në kuadër të një serie alarmesh të ngjashme drejtuar disa institucioneve në vend.
Pas marrjes së njoftimit, punonjësit e administratës janë larguar nga godina, ndërsa zona është izoluar për t’u mundësuar autoriteteve kryerjen e verifikimeve të sigurisë.
Mesazhet janë dërguar nga një adresë ende e paidentifikuar dhe po verifikohen nga strukturat përkatëse.
Deri në këtë fazë, kontrollet e Policisë nuk kanë konstatuar bombë apo lëndë tjetër shpërthyese. Në Tiranë, kontrolle janë kryer edhe në institucione të rëndësishme, përfshirë SPAK dhe GJKKO, ku janë angazhuar specialistë të Antiterrorit dhe qen të trajnuar për zbulimin e eksplozivëve.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit ose autorëve të kërcënimeve.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128