Aksident në Kukës, shoferi përplas me makinë këmbësoren 49-vjeçare

30 Janar 2026, 09:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Kukës, shoferi përplas me makinë

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banore e Kukësit.

Për pasojë, këmbësorja është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. N., është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Kukës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Po ndodh...

ide