Detaje tronditëse/ 24-vjeçarja u ekzekutua nga babai, mediat holandeze: I ati fshihet në Amsterdam

4 Mars 2025, 11:43 / AKTUALITET ALFA PRESS
Detaje tronditëse/ 24-vjeçarja u ekzekutua nga babai, mediat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën më 27 shkurt.

Një 24-vjeçare palestineze, e identifikuar si Rayyan Alwan u gjet e vrarë me thikë në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka”.

Fillimisht u raportua se e reja ishte vrarë nga bashkëshorti. Por Policisë së Tiranës i kanë mbërritur dokumente nga Interpoli që konfirmojnë se Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan janë babë e bijë.

Të dhëna të tjera nuk janë dërguar nga Interpol ende që mund të tregojnë përbërjen e familjes se tyre.

Ndërkohë gazeta e madhe holandeze ‘De Telegraaf’ raporton se autori i krimit mund të fshihet në Holandë.

Gazeta hedh dyshime se viktima është përdhunuar përpara se të vritej.

Ekspertiza për vdekjen e vajzës nga Palestina ende nuk ka përfunduar nga instituti i mjekësisë ligjore.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet ne aeroport apo tek shtëpia që kanë marrë me qira i kryente  vetëm i ati pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128