
EMRI/ U kap duke shpërndarë kanabis, arrestohet 45-vjeçari. Ja çfarë iu gjet në banesë

Policia e Lezhës ka kapur dhe arrestuar 45-vjeçarin, Eduard Koka, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve në banesën e 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 7 maska dhe 4 armë të ftohta.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.
Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi 45 vjeç, banues në Lezhë.
Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.
Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme
-
Ndahet nga jeta ish deputeti i PD!
3 Prill, 12:57 -
-
-

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128