
Gjykata e Posaçme rikthen në detyrë mjekun Edvin Prifti

Është shuar masa ‘pezullim nga detyra’ për kardiokirurgun Edvin Prifti pas 1 viti e 3 muaj hetime i cili akuzohet për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme, GJKKO.
Prifti qëndroi i pezulluar për më shume se 1 vit në kuadër të një çështjeje për korrupsion, pasi doli në përgjime teksa prokuroria hetonte ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.
Emri i mjekut Edvin Prifti doli gjatë hetimeve që SPAK nisi në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha.
Sipas përgjimeve mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.
Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim, pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha, por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.
Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.
Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën mijëra euro dhe para cash në zyrë dhe në banesë, çka rëndoi dhe pozitën Priftit dhe me akuzën ‘pastrim parash’.
Më 13 shkurt të vitit të kaluar mjekut Priftit iu vunë prangat në seancën gjyqore.
ësore për masën e tij të sigurisë, për ta fituar lirinë disa javë më pas. Prej asaj kohe mjeku vijon betejën e tij në gjyqësor.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128