
Masat e SPAK te Universiteti Bujqësor, rektori Sallaku: Nuk mbroj askënd, kam nisur reformën më të thellë të universitetit


Pas arrestimeve të fundit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, rektori Fatbardh Sallaku ka reaguar duke theksuar se institucioni ka kapacitete dhe vlera për të vijuar përpara, pavarësisht sfidave.
Ai shprehu besimin se universiteti do të ringrihet dhe kërkoi mbështetje për reformat e ndërmarra, veçanërisht bashkëpunimin me Universitetin BOKU në Vjenë.
Sallaku theksoi se arsimi i lartë në Shqipëri është në një rrugë të re transformimi dhe kërkoi që debati të fokusohet në zhvillimin e universitetit, duke shmangur stigmatizimin e bujqësisë dhe të rinjve që zgjedhin këtë fushë.
“Do doja të sqaronim dy pozicione. Nuk mbroj asnjë person i cili mund të ketë abuzuar. Kam besim që Universiteti Bujqësor jo vetëm do ringrihet, siç kemi pasur sfida gjithmonë. Jemi ngritur në vitet kur Universiteti Bujqësor u shkatërrua dhe në vitet kur nuk donte të studionte askush në Universitetin Bujqësor. Tani jemi futur në rrugën që arsimi i lartë duhet të funksionoj në Shqipëri. Ajo që po bëjmë me universitetin e Bokus është një rikonstruktimi total.
Unë jam këtu për t’ju garantuar se Universiteti Bujqësor i ka të gjitha kapacitetet dhe vlerat, dhe ju e konfirmoni që Shqipëria është me fat që ka një Univeristet Bujqsor. Ne kemi nevojë për mbështetjen dhe fjalë të mirë. Bujqësia boll është e presektuar nga imazhi dhe hezitimi i të rinjve. Qasja që po bëjmë me universitetin e Bokus në Vienë përbën një reformë të transformimit. Deri dje mund të dukeshin ëndrra por sot janë realitet sepse kemi filluar punë dhe në mars kemi misionin e radhës të ekipit. Do doja shumë që debati të përqendrohej në këtë aspekt.
Të fokusohemi këtu, Universiteti nuk është i imi por i gjithë Shqipërisë. Ligji për arsimin e lartë ndan shumë mirë anën administrative me akademike. Rektori me stafin e mbaron punën e vet deri në dërgimin në senat”-u shpreh Fatbardh Sallaku.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128