Mirlind Daku bën merak tifozët kuqezi para ndeshjes me Anglinë

10 Mars 2025, 18:17 / SPORT ALFA PRESS

Mirlind Daku bën merak tifozët kuqezi para ndeshjes me Anglinë

Mirlind Daku ka treguar së fundmi se rrezikon të mos jetë pjesë e Kombëtares, për sfidat e marsit në kualifikueset e Botërorit. Sulmuesi i Rubin Kazan spikati dje me dy gola, që i dhanë fitoren ekipit të tij kundër Spartakut të Moskës.

Daku ka inflamacion te pjesa e fundit të barkut dhe shton se akoma nuk është vendosur, kur do të kryejë ndërhyrjen.

Në rast se nuk ia del, atëherë Silvinjo duhet të bëjë pa një tjetër sulmues në repartin ofensiv.

I lodhur nga ndeshja? “Nga lodhja, edhe kohëve të fundit që prej ndeshjeve të tetorit me Kombëtaren po ballafaqohem me një lëndim timin, siç duket edhe pak ndeshje edhe duhet t’i nënshtrohem një operacioni.

Për herë të parë po e them, po shtyhem përmes injeksioneve. Bëhet fjalë për një inflamacion te pjesa e fundit të barkut. Ka ardhur për shkak të ngarkesave.

Sot sidomos e kam marrë lajmin, para ndeshjes prej doktorit që janë habitur edhe doktorët që jam konsultuar, se si mund të vazhdoj të luaj.

Bisedë me Silvinjon? Që prej tetorit janë në dijeni që po luaj me injeksione, edhe tani janë në dijeni.

Të shohim si po ia bëjmë. Problemi është se nuk e di a do i nënshtrohem tani apo pas Kombëtares”, u shpreh Daku për “Klan Kosova” që e mbylli duke thënë se ai po mundohet të shtyjë ndërhyrjen.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128