Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 44-vjeçarja në Vlorë

23 Mars 2025, 12:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja,

Arrestohet 44-vjeçarja, e cila përplasi me makinë një 3-vjeçar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” në Vlorë. Sakaq mësohet se mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...