U vetëvra me armën e shërbimit/ Përcillet për në banesën e fundit, efektivi Arben Pjeçi

Sot dërgohet në banesën e fundit oficeri i policisë, i cili vrau veten në zyrë me armën e shërbimit. Arben Pjeçi do varroset në Durrës, aty ku dhe jetonte me familjen e tij.
Oficeri 57-vjeçar ishte babai i dy fëmijëve dhe ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me fqinjin, dy vite më parë.
Nënkomisari Arben Pjeçi me një karrierë 35-vjeçare në polici, i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në zyrën e tij në policinë e Durrësit. Sipas policisë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë me armën e shërbimit.
Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, u vetvra në Komisariatin e Policisë Durrës.
-
Plas sherri në Elbasan, vajzat rrihen me njëra-tjetrën
26 Janar, 11:04 -
-
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




