Atentati i përgjakshëm sot në Mirditë, drejtori i Policisë së Lezhës shkon pranë vendngjarje: Kemi shoqëruar një person

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se një person është shoqëruar në Komisariat, lidhur me atentatin e regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Ndërfushas, ku mbeti i vdekur 65-vjeçari Viktor Bardhi.
Sipas Muçës, i cili kishte shkuar dhe në vendin e ngjarjes ku dhe ndodhi atentati, policia është duke punuar me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në vrasjen e Viktor Bardhit, i cili siç bëmë me dije dhe më herët është vëllai i Martin Bardhit.
“Rreth orës 08:55 jemi njoftuar për një ngjarje të rëndë, vrasjen e një shtetasi në makinën e tij. Rreth 20 minuta më vonë kemi gjetur një makinë të djegur. Kemi një të shoqëruar”, tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, teksa 65-vjeçari po shkonte në punë kur dhe ra pre e atentatit. Nga pamjet e siguruara, automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte viktima është qëlluar me breshëri plumbash në pjesën e përparme.
Si pasojë e atentatit, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një barrierë betoni. Pas ngjarjes, autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i atentatit, ndërsa më pas kanë djegur automjetin që dyshohet se kanë përdorur për kryerjen e krimit.
Në lidhje me ngjarjen, një banor i zonës ka folur për mediat, duke treguar se ishte përshëndetur me 65-vjeçarin mëngjesin e sotëm, pak para se ai të shkonte për të hapur ujin.
“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë. Ai ka qenë burrë nuk është ruajtur kurrë”, tha një banor i zonës.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
