Atentati me 10 kg eksploziv në Greqi, në pranga 8 persona, mes tyre edhe një shqiptar

27 August 2026, 17:14 / AKTUALITET ALFA PRESS
Atentati me 10 kg eksploziv në Greqi, në pranga 8 persona, mes tyre

Policia greke ka arrestuar 8 persona në kuadër të hetimeve për sulmin me një pajisje shpërthyese në shtëpinë e një biznesmeni greko-amerikan në Lefkada.

Në janar 2026, të arrestuarit, përfshirë një grua, vendosën në pajisje dhjetë kilogramë dinamit xhelatine, për fat të mirë pa shpërthyer. Megjithatë, hetimet e Policisë greke arritën përsëri në burgje, nga ku u dha urdhri.

Dy të burgosur, njëri me origjinë greke dhe tjetri me origjinë shqiptare, u dhanë urdhër bashkëpunëtorëve të tyre jashtë burgut të kryenin një sulm me bombë kundër një biznesmeni. Sulmi ndodhi në Lefkada me vendosjen e një mjeti shpërthyes shumë të fuqishëm.

Dy të burgosurit e burgut të Malandrinos, njëri prej të cilëve është akuzuar për vrasje, nga qelitë e tyre u dhanë urdhrin gjashtë grekëve, përfshirë një grua greke, për të planifikuar dhe kryer një sulm kundër një biznesmeni greko-amerikan, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ndodhet në Greqi gjatë muajve të verës.

Të burgosurit e identifikuar si urdhërues të atenatit janë 46-vjeçari Mikel Selimaj nga Vlora dhe 31-vjeçari grek Evstratios Nousis.

Selimaj, me precedentë për drogë, vjedhje e grabitje, ndodhet i arrestuarit prej majit 2025 për vrasjen me armë zjarri të 41-vjecarit Altin Arapaj në Rafina ndërkohë që Evstratios Nousis, me precedentë prej vitit 2015 ndodhet i arrestuar për vepra të tjëra, ndërkohë që në janar të këtij viti plagosi në burg 46-vjecarin nga Gjirokastra, Dhimo Meci, i akuzuar si vrarës me pagesë.

Sulmi në Lefkada ndodhi kur, sipas dosjes së Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje të DAOE-së, personat e arrestuar vendosën një mjet shpërthyes në vilën e biznesmenit në zonën pranë Agiofyllit. Kujdestari zbuloi se kishte një mjet shpërthyes në ballkonin e pasmë të shtëpisë, ku autorët kishin vendosur 10 kilogramë dinamit me fitil.

6 të arrestuarit akuzohen për “formim të një bande” dhe shkelje të ligjit “për armët dhe eksplozivët”.  Në të njëjtën dosje, dy të burgosurit e burgut të Malandrinos dyshohen se janë nxitësit e sulmit.

Vlen të përmendet se në maj, sipas informacioneve, i njëjti biznesmen ishte viktimë e një sulmi me armë në Voula. Autorët e këtij incidenti mbeten të panjohur. Motivi për shpërthimin e dështuar mbetet i panjohur.

 

Po ndodh...