Tragjedi në Dortmund, njëvjeçari bie nga pallati, nëna hidhet pas tij
27 August 2026, 17:20 / BOTA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dortmund të Gjermanisë, ku një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka rënë nga dritarja e katit të parë të një pallati.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në Mallinckrodtstrasse. Sipas autoriteteve, fëmija dyshohet se ka dalë në pragun e dritares dhe më pas ka thyer rrjetën kundër insekteve, duke rënë në trotuar, raporton Bild.
Nëna e tij, pasi ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur, është hedhur pas fëmijës në përpjekje për ta shpëtuar. Të dy janë dërguar në spital. Fëmija ka marrë plagë të rënda, por sipas policisë nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa nëna ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
Nga Red Varaku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128