Vizitë historike, Trump pret presidentin sirian në Shtëpinë e Bardhë

10 Nëntor 2025, 18:48 / BOTA ALFA PRESS

Vizitë historike, Trump pret presidentin sirian në Shtëpinë

Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, i cili më parë ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të organizatës xhihadiste Al-Nusra.

Vizitë historike, Trump pret presidentin sirian në Shtëpinë

Takimi u zhvillua në një kohë kur po qarkullojnë raporte për plane atentati ndaj udhëheqësit sirian.

Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet mes Trump dhe al-Sharaa pritet të fokusohen në të ardhmen politike të Sirisë, stabilitetin rajonal dhe luftën kundër ekstremizmit në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për një ngjarje historike, pasi është vizita e parë e një presidenti sirian në SHBA që nga viti 1946.

Ish-rebel xhihadist që mori pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Asadit, al-Sharaa synon t’i japë fund dekadave të izolimit ndërkombëtar të Sirisë.

Trump takohet me al-Sharaa-n gjashtë muaj pas takimit të tyre të parë në Arabinë Saudite, ku lideri amerikan njoftoi planet për heqjen e sanksioneve ndaj Damaskut. Vetëm pak ditë më parë, Uashingtoni zyrtar kishte deklaruar se ish-komandanti i Al-Kaedës nuk konsiderohej më “terrorist aktiv”.

Sipas Reuters, al-Sharaa mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pa ceremonitë e zakonshme që i rezervohen vizitave zyrtare të krerëve të huaj duke hyrë nga një hyrje anësore, e padukshme për gazetarët.

Po ndodh...

ide