Digjet një ‘Audi A8’ në rrugën e bypass-it pranë Radhimës, dyshimet e para

3 September 2026, 18:01 / AKTUALITET ALFA PRESS
Digjet një ‘Audi A8’ në rrugën e bypass-it pranë

Një automjet tip ‘Audi A8’ është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, në afërsi të Radhimës.

Siç shihet edhe nga pamjet automjeti është djegur pothuajse plotësisht. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të dëmtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet shkëndija elektrike ose tejnxehja.

Po ndodh...

ide