Sot dita e 96 e protestës/ Aktivisti nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile…

3 September 2026, 18:58 / POLITIKË ALFA PRESS
Sot dita e 96 e protestës/ Aktivisti nga Londra: Më 12 shtator do

Aktivisti Artan Daci në një intervistë në “News24”, në një lidhje direkte nga Londra, foli për protestën kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se tashmë duhet që të nisë edhe mosbindja civile. Protesta kundër Ramës është sot në ditën e 96, qytetarët shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit.

“I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe të kërkojmë të drejtat tona. Të vazhdojmë mosbindjen civile, gjithmonë paqësore.

Gjithashtu u shpreh se rezistenca nuk do të ndalet

 

“Një zgjidhje është të fillojmë me mosbindje civile. Më 12 shtator në orën 19:00 në do të zbarkojmë në Shqipëri për t’ju bashkuar protestuesve”, tha më tej ai.

 

Po ndodh...

ide