Përplasja në Radhimë/ Pronari i ‘Delta’ në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur
Biznesmeni Luan Muça është personi që dyshohet se është përfshirë në konfliktin me biznesmenin tjetër, Vasil Bedinaj, i cili denoncoi sot se ishte kërcënuar nga rreth 10 persona të armatosur.
Luan Muça, pronar i “Delta Group” dhe “Deutsch Color”, ka qenë në ambientet e hotelit në pronësi të Bedinajt në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Por ngjarja merr një tjetër dimension për shkak të personave të armatosur që dyshohet se kanë shoqëruar Muçën. Sipas burimeve, ata kanë qenë punonjës të “SWAT Security”, kompani private sigurie në pronësi të Madrit Lleshajt.
Kompania rezulton të jetë e kontraktuar nga Luan Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij.
Tashmë, ngjarja është nën hetim, ndërsa pritet të zbardhet dinamika e plotë e konfliktit dhe roli i secilit prej personave të përfshirë.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128