PDK dhe Aleanca kërkojnë funksionalizimin e institucioneve në Kosovë, akuzojnë Vetëvendosjen për bllokim: Është e qëllimshme

3 September 2026, 14:41 / KOSOVA ALFA PRESS

Partitë opozitare edhe një herë nga salla e Kuvendit kërkuan funksionalizimin e institucioneve në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca përsëritën që Lëvizja Vetëvendosje qëllimisht mban të bllokuara institucionet.

Përparim Gruda, deputet i PDK-së tha se jashtëligjshëm deputetët e Vetëvendosjes mbajnë edhe pozitat në ekzekutiv.

“Pse guxon ministri i Financave që e ka emrin në vendim të Gjykatës Supreme me e bë këtë?! Sepse është përmbysë rendi kushtetues, sepse janë të bindur që forca e tyre shkon përtej kushtetutës”, u shpreh deputeti Përparim Gruda.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi bëri thirrje për konstituim të Kuvendit, duke thënë që problemet e qytetarëve zgjidhen vetëm në këtë mënyrë.

“Ajo që i duhet Kosovës është krijimi i institucioneve, i kuvendit, i qeverisë i presidentit. Ne nuk mund t’i zgjidhim të gjitha këto probleme duke bllokuar institucionet dhe shtetin me mendësinë e Vetëvendosjes”, tha deputetja Albana Bytyqi.

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar gati tre muaj pas zgjedhjeve dhe afati kushtetues për këtë proces ka përfunduar me 7 gusht.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje kërkon më shumë kohë, në mënyrë që të sigurojë 80 vota në Kuvend për të zgjedhur presidentin, meqë marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës, siguron vetëm 74, pasi gjashtë deputetë të LDK-së nuk i dhanë mbështetje, Bekim Sejdiut.

Po ndodh...

ide