Biznesmeni në rrjetën e SPAK-ut/ Alban Eftimi "vizitë" në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e Belinda Ballukut

3 September 2026, 13:45 / POLITIKË ALFA PRESS
Biznesmeni në rrjetën e SPAK-ut/ Alban Eftimi "vizitë"

Alban Eftimi, biznesmeni i kompanisë “Atelier 4”, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka dhënë dëshminë e tij në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Paraqitja e Eftimit në SPAK vjen pas kontrolleve të kryera në fund të muajit korrik në ambientet e kompanisë “Atelier 4”. Gjatë këtij operacioni, hetuesit e posaçëm kanë sekuestruar dokumente dhe materiale që dyshohet se kanë lidhje me një projekt arredimi të një vile luksoze në jug të Shqipërisë. Materialet e marra gjatë kontrollit po shqyrtohen nga prokurorët dhe po ballafaqohen me të dhëna e prova të tjera të mbledhura gjatë hetimit.

Në qendër të verifikimeve ndodhet një vilë në Dhërmi, e cila është sekuestruar më herët nga autoritetet. Dyshimet e ngritura nga hetuesit lidhen me mundësinë që prona të jetë pasuri e padeklaruar dhe të ketë lidhje me Belinda Ballukun. 

Hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres përfshin dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa SPAK po verifikon edhe rrethana të tjera që mund të lidhen me pasuritë dhe aktivitetet e saj.
Belinda Balluku është gjithashtu e pandehur në një çështje tjetër penale, ku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike. Kjo dosje lidhet me procedurat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Po ndodh...

ide