Doli nga burgu pasi vrau klientin e dehur te lokali i tij dhe rihapi sërish bar-kafenë, Gëzim Kajnos gati sa nuk iu hodh biznesi në erë

3 September 2026, 11:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje të reja kanë dalë në pah nga tritolat e vendosur në orët e para të mëngjesit në dy biznese në Durrës së lokali në zonën e lulishtes, pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve është në pronësi të të dënuarit Gëzim Kajno.

Kajno rezulton i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016, dhe në 2024 ai u arrestua nga Policia dhe pas arrestimit ndaj tij u caktuan 10 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

Gjykata e shkallës së Parë e dënoi me 6 vite Gëzim Kajnon, nga ana tjetër prokuroria e ankimoi në shkallët më lart vendimin. Në Gjykatën e Lartë radha për ta shqyrtuar dosjen erdhi në 2023, në një kohë që 39-vjeçari e kishte kryer dënimin prej 6 vitesh dhe doli nga qelia.

Pasi doli nga burgu, Kajno rinisi punën duke hapur kështu një bar-kafe në Durrës, biznes i cili për pak sa nuk iu hodh në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Si ndodhi ngjarja?

Asllan Kërtusha, asokohe 29-vjeç ishte i ulur në lokalin e njërit prej autorëve dhe në gjendje të dehur ka filluar të fyejë klientët.

Në këto rrethana, pronari i lokalit Gëzim Kajno i ka kërkuar Kërtushës që të mos fyejë klientët. Pas konfliktit në lokal, sherri mes dyshes u zhvendos jashtë biznesit.

Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina nga Gëzim Kajno, i cili e qëlloi me plumb në zemër duke i marrë atij jetën në vend.

Po ndodh...

ide