KLP dhe KLGJ kërkojnë pagat, Rama i sulmon: Jeni fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, rrogat tuaja më të larta se tonat

Ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët presin pagat e muajit gusht, pas bllokimit të listëpagesave nga Thesari i Shtetit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ashpërsojë tonet ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Pak ditë pasi KLGJ dhe KLP vendosën vetë një rritje të pagës referencë për magjistratët, duke argumentuar se Kuvendi nuk kishte miratuar formulën e re brenda afatit të përcaktuar, qeveria ndërhyri duke mos miratuar transaksionet për pagat e një pjese të madhe të institucioneve të drejtësisë.
Por në vend të një debati për pagat, Rama ka zgjedhur të vendosë në shënjestër vetë dy organet që drejtojnë sistemin gjyqësor. Para deputetëve socialistë, ai i cilësoi KLGJ-në dhe KLP-në si “fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”, në kontrast me SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese, të cilat i konsideroi pjesë të suksesit të reformës.
“Dhe pagat kuptohet është gjithmonë e pamjaftueshme për të gjithë. Kur është e pamjaftueshme për KLP dhe KLGJ, paga përfytyroni për të tjerë. Kur këto dy struktura që janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK, Gjykata Speciale apo disa komponentë janë fytyra e suksesit, KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi dhe kur këtyre dy trupave që janë qeverisja e gjyqësorit dhe qeverisin gjyqësorin, më pas, se qeveriset nga zakonet e vjetra dhe njerëzit prapa perdeve, i kanë të pamjaftueshme pagat disa herë më të larta se pagat tona këtu, imagjinoni si mund të thonë një nga administrata që paga është e mjaftueshme”, tha Rama.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128