EMRI/ Goditi efektivin e policisë natën e atentatit ndaj babait të tij, vihet në pranga djali i Thimjo Rubatit në Sarandë

3 September 2026, 12:20 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRI/ Goditi efektivin e policisë natën e atentatit ndaj babait

Është vënë në pranga ditën e sotme 27-vjeçari Andrea Rubati, djali i Thimjo Rubatit i cili është një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se blutë kanë vënë në pranga Andrea Rubatit, pasi mbrëmjen e 17 korrikut të këtij viti, që përkon dhe me ditën që babait të tij iu bë atentat, ka goditur një efektiv policie.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës” njoftoi sot Policia.

Siç kemi raportuar dhe më parë, në orët e vona të 17 korrikut të këtij viti, 50-vjeçari Thimjo Rubati mbeti i plagosur rëndë, pasi disa persona të maskuar hapën zjarr.

Dy persona, të maskuar me skafandra dhe që lëviznin me motor, e ndoqën 50-vjeçarin dhe qëlluan në drejtim të tij 9 herë me pistoletë. Disa plumba e kanë kapur Rubatin, duke e lënë në gjendje kritike. Fillimisht ai u transportua në Spitalin e Sarandës, ndërsa më pas u dërgua për trajtim më të specializuar në spitalin e Janinës.

Pas kryerjes së atentatit, autorët u larguan me shpejtësi dhe dyshohet se kanë ikur nëpërmjet detit me skaf, duke marrë me vete edhe motorin dhe sende të tjera, për të mos lënë gjurmë. Po ashtu, bëhet me dije se 50-vjeçari ka qenë i vetëdijshëm pas sulmit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, pasi ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që e qëlluan.

Rubati është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë i arrestuar dhe i dënuar si në Greqi, ashtu edhe në Shqipëri, kryesisht për vepra që lidhen me kontrabandën. Emri i tij u vu sërish në qendër të vëmendjes që prej korrikut të kësaj vere kur për pak sa nuk e eliminuan.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Goditi me gushte një punonjës policie, për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide