Ndërtimi i Muzeut Hebraik, vlonjatët paralajmërojnë protestë për kundërshtimin tij: Kërkojmë rikthimin e Labërisë

3 September 2026, 13:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një grup qytetarësh vlonjatë kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste të shtunën, më 5 shtator, në orën 10:00, pranë klubit patriotik Labëria, në Vlorë. Kjo protestë do të zhvillohet me synimin e kundërshtimin e projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në godinën e klubit.

Protesta organizohet nga Gëzim Zilja, Drita Mici, Elvira Xhori Loli dhe Lela Qejvani, të cilët përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, u bëjnë thirrje qytetarëve vlonjatë t’u bashkohen të shtunën në tubim.

Ata kërkojnë anulimin e projektit, restaurimin e godinës dhe rikthimin e Muzeut Atdhetar Labëria, që sipas tyre godina ka një rëndësi të veçantë historike për qytetin e Vlorës, ndërsa Muzeu Atdhetar Labëria është ngritur në vitin 1908, ku aty është vendosur guri i themelit për Pavarësinë e Shqipërisë.

“Përshëndetje, të nderuar qytetarë të Vlorës. Në emër të një grupi vullnetar qytetarësh vlonjatë, kemi vendosur që të shtunën, në datën 5, në orën 10:00, pranë klubit patriotik Labëria, të bëjmë një protestë. Ju bëjmë thirrje të vini, pasi jemi kundër ngritjes së Muzeut Hebraik përpara Muzeut Labëria. Muze Hebraik jo. Muze Labëria po”, shprehen organizatorët.

Po ndodh...

ide