El Nino "super i madh" po vjen, alarmon OKB-ja: Kemi hyrë në një zonë rreziku
Bota ka hyrë në një "zonë rreziku të motit ekstrem" ndërsa ndikimet e El Nino fillojnë të ndihen globalisht, paralajmëroi kreu i OKB-së António Guterres.
Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fenomenin natyror të motit, duke treguar se ai mund të jetë më i forti për më shumë se 70 vjet dhe të zgjasë të paktën deri në shkurt 2027.
El Nino ndryshon modelet e motit në të gjithë botën, duke i shtyrë disa rajone në thatësirë, ndërsa të tjerët përjetojnë tajfune dhe përmbytje më të forta
Parashikuesit e motit thonë gjithashtu se El Niño do të rrisë temperaturat në disa vende, duke u bashkuar me rritjen e nxehtësisë në nivel global nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.
"El Nino po mbizmadhohet para syve tanë. Shkenca nuk lë vend për dyshim: planeti është në ujëra të paeksploruara dhe ato ujëra po ngrohen", tha Guterres.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128