Dy gola në derbi, Partizani-Tirana dhuron show në pjesën e parë

11 October 2026, 19:50 / SPORT ALFA PRESS
Dy gola në derbi, Partizani-Tirana dhuron show në pjesën e

Partizani dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë të derbit të kryeqytetit, të vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit, që po luhet në stadiumin “Air Albania”.

Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 7-të me Xhixhën, i cili realizoi një gol spektakolar. Partizani reagoi dhe iu afrua barazimit në minutën e 14-të, por tentativa e Aliut u ndal nga shtylla.

Të kuqtë gjetën golin e barazimit në minutën e 37-të me Himallarin, duke rikthyer ekuilibrin në shifrat 1-1.

Kështu, 45 minutat e para të derbit përfundojnë pa një fitues, me gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Po ndodh...