“Rama, diga që mban në këmbë pushtetin e krimit”/ Aktivisti: Nuk heqim dorë!

11 October 2026, 19:42 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama, diga që mban në këmbë pushtetin e

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijoi edhe këtë të diel në Tiranë, në ditën e 134-t të tubimeve, me aktivistët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë fjalës së tij, një prej aktivistëve e cilësoi të jashtëzakonshme vijimësinë e protestave, duke theksuar se qytetarët janë mbledhur çdo ditë në bulevard prej 134 ditësh për të kërkuar largimin e Ramës nga pushteti.

Ai akuzoi gjithashtu se po tentohet t’u imponohen protestuesve parakushte, por deklaroi se, për sa kohë ata mbeten të bashkuar dhe kanë të njëjtat objektiva, do të vijojnë qëndrimin e tyre kundër qeverisë.

 

“E jashtëzakonshme si jemi bashkë në bulevard çdo ditë edhe pas 134 ditësh dhe vijojmë të kërkojmë dorëheqjen e Ramës.

Emëruesi i përbashkët i të gjithë ne është dorëheqja e pa revokueshme e Ramës. Besojmë forcërisht se ai është koka e krimit të organizuar dhe diga që e mban në këmbë këtë pushtet të kriminalizuar.

Mundohen të na imponojnë parakushte, por sa kohë jemi bashkë dhe qëllimet i kemi të njëjta, Rama nuk do të jetë më i pavdekshëm dhe numërimi është edhe sa ditë i kanë ngelur ne pushtet. Sa kohë protesta vijon fundi i tij është i pa shmangshëm”

 

 

Po ndodh...