Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana triumfon 1-3 ndaj Partizanit në derbin e parë të sezonit

11 October 2026, 20:32 / SPORT ALFA PRESS
Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana triumfon 1-3 ndaj Partizanit në derbin

Tirana fiton 1-3 në “Air Albania” në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, të vlefshëm për kampionatin.

Sfida nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe që në fillim. Eurogoli i Redon Xhixhës ndezi festën bardheblu në shkallët e stadiumit, në minutën e shtatë.

Të kuqtë u përpiqën që të reagojnë dhe e bënë mjaft mirë diçka të tillë. Shtylla e Aliut ishte sinjal i qartë, ndërsa pak më vonë, Skuka shërbeu për Himallarin, i cili e kishte fare të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Tirana bën gjithçka mirë dhe fut në “kasafortë” 3 pikët me dy gola në çerek orëshin e fundit. Fillimisht Ilievski mposhti portierin kundërshtar, sakaq një penallti e përkthyer në gol nga Kish “vulosi” një herë e mirë fatet e këtij takimi.

 

Partizani mban vendin e parafundit në rënditje, ndërsa Tirana është e katërta.

 

 

 

 

 

Po ndodh...