Mbi 5 mijë njerëz në radhë nën shi për vogëlushin me leucemi, shpresa për një dhurues që mund t’i shpëtojë jetën
Mbi 5 mijë persona u rreshtuan për orë të tëra nën shi në Worcester të Anglisë, të bashkuar nga një qëllim i vetëm: Të ndihmojnë vogëlushin Oscar Saxelby-Lee, i cili po përballet me një formë agresive të leucemisë.
Sipas Worcester News, qytetarët pritën në radhë për t’iu nënshtruar testit të përputhshmërisë, me shpresën se mes tyre do të gjendej një dhurues i përshtatshëm i qelizave staminale, që mund t’i japë vogëlushit një mundësi për të luftuar sëmundjen.
Pamjet e radhës së gjatë, mes shiut dhe motit të ftohtë, dëshmojnë mobilizimin e jashtëzakonshëm të komunitetit përballë betejës së vështirë të një fëmije.
Në një kohë kur familja e Oscarit kërkon një mundësi për trajtimin e tij, mijëra njerëz zgjodhën të mos qëndronin indiferentë, por të kontribuonin me shpresën se njëri prej tyre mund të ishte përputhja që vogëlushi ka nevojë.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
