Kosovë/ Krim në familje, babai vret djalin 29-vjeçar në Gjilan

11 October 2026, 22:15 / KOSOVA ALFA PRESS
Kosovë/ Krim në familje, babai vret djalin 29-vjeçar në

Një 29-vjeçar është vrarë të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa Policia e Kosovës është vënë në kërkim të personit të dyshuar për ngjarjen.

Sipas mediave në Kosovë, autori dyshohet të jetë babai i viktimës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, po ndërmerr veprimet e nevojshme për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në deklaratën e policisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa priten informacione të tjera nga autoritetet përkatëse.

Po ndodh...