Sezoni i 6 i Big Brother VIP Albania, zbulohet më në fund data e nisjes? Ndryshime edhe në shtëpi...

11 October 2026, 22:39 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Sezoni i 6 i Big Brother VIP Albania, zbulohet më në fund data e

Sezoni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” po afron dhe, ndërsa publiku pret njoftimet zyrtare nga Top Channel, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë informacione të reja për datën e nisjes dhe ndryshimet që mund të sjellë ky edicion.

Sipas zërave të fundit, 19 dhjetori është data që po përflitet për nisjen e spektaklit.

Sa i përket moderimit, Ledion Liço pritet të rikthehet në drejtimin e formatit. Moderatori kishte konfirmuar më herët se do të ishte pjesë e edicionit të ardhshëm, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi i tij me “Big Brother VIP” do të vazhdojë.

Ndërkohë, edhe për panelin e opinionistëve po qarkullojnë emra të njohur. Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi përfliten si dy figurat që mund të rikthehen në karriget e opinionistëve, ashtu si në sezonin e kaluar. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim përfundimtar për përbërjen e panelit.

Një tjetër detaj që po tërheq vëmendjen lidhet me vetë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Këtë sezon mund të ketë një ndryshim rrënjësor në konceptin e saj, duke nisur nga ngjyrat dhe arredimi, deri te kushtet e jetesës që do t’u ofrohen banorëve.

Nëse këto ndryshime konkretizohen, edicioni i gjashtë mund të sjellë një ambient dukshëm të ndryshëm nga ai që publiku ka parë gjatë pesë sezoneve të mëparshme.

Po ndodh...