“Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria, asgjë nuk na ndal”/ Berisha mobilizon shqiptarët e Amerikës: Na ndihmoni të shpëtojmë Shqipërinë
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey, ku ka artikuluar mesazhet e opozitës për përballjen politike me qeverinë e Edi Ramës. Berisha deklaroi se objektivi i Partisë Demokratike është “ripërtëritja e Shqipërisë”, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë proces me largimin e Edi Ramës nga pushteti.
“Beteja jonë është për Shqipërinë”, theksoi Berisha, ndërsa kërkoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në përballjen që ai e cilësoi si betejë kundër “narkoshtetit”.
“Nëse duam të ripërtërijmë Shqipërinë, kjo arrihet vetëm duke larguar nga pushteti Edi Ramën”, tha Berisha, duke shtuar se opozita do ta fitojë, sipas tij, betejën për “dinjitetin kombëtar”.
“Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria dhe asgjë në botë nuk na ndal sot në këtë qëllim”, u shpreh kreu i PD-së.
Berisha e cilësoi Shqipërinë si një “eksportues madhor droge” dhe deklaroi se lufta kundër asaj që ai e quan “narkoshtet” është një mision kombëtar, por edhe në interes të vendeve mike.
Duke iu referuar marrëdhënieve me SHBA-në, Berisha tha se ka besim se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Shqipërinë në këtë betejë. Ai përmendi edhe vizitën e tij në SHBA në vitin 1991, kur, sipas tij, kishte kërkuar mbështetje për përmbysjen e diktaturës komuniste.
“Sot, kërkesa ime ndaj vendit që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme është mbështetja për të shpëtuar nga narkoshteti i ndërtuar në trojet e tyre”, tha Berisha.
Në fjalën e tij, lideri i opozitës foli edhe për familjen dhe politikat sociale, duke pretenduar se Shqipëria është shndërruar në një “kopsht eksperimental” të ideve të George Sorosit dhe “ekstremit të majtë”.
Berisha ngriti akuza edhe për politikat që lidhen me fëmijët, arsimin dhe familjen, duke deklaruar se, sipas tij, “në rrezik të madh është familja shqiptare”.
“Beteja jonë është një betejë për ekzistencën e familjes shqiptare”, përfundoi Berisha.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128