Shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare, raporti i OKB: Numri i vdekshmërisë së fëmijëve rrezikon të rritet!

25 Mars 2025, 09:16 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare, raporti i OKB: Numri i

Një raport i publikuar nga Kombet e Bashkuara, paralajmëron se shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare mund të sjellin vdekjen e shumë fëmijëve, në një kohë kur vdekshmëria e atyre nën 5 vjeç është ulur vitet e fundit.

Raporti vjetor, i cili hartohet nga UNICEF, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Banka Botërore, nuk përmend konkretisht Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ai bëhet publik disa javë pasi qeveria e Donald Trump bëri të ditur se po heq dorë nga shumica e programeve të shërbimeve të zhvillimit ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), të cilat kishin një buxhet vjetor prej 42,8 miliardë dollarësh.

“Komuniteti global i shëndetit nuk ka qenë kurrë më i shqetësuar,” tha për Agjencinë Franceze, Fuzia Shafiq, një zyrtare e UNICEF që merret me çështje shëndetësore.

Në vitin 2023, vdekshmëria e fëmijëve nën moshën pesë vjeç vazhdoi të ulet, me 4,8 milionë vdekje, përfshirë 2,3 milionë foshnja të porsalindura që ishin më pak se një muajshe, sipas raportit.

Pasi që ra për herë të parë nën 5 milionë në vitin 2022, ky shifër e re historike tregon një ulje prej 52% nga viti 2000. Po ashtu, që nga viti 2015, përparimi ka filluar të ngadalësohet, një tendencë që është përkeqësuar për shkak të drejtimit të fondeve për disa vite për trajtimin e pandemisë së COVID-19

“Përveçse pa zgjedhje politike të duhura dhe investime të mjaftueshme, rrezikojmë të shohim një përmbysje të përparimeve që janë arritur me mund të madh,” paralajmëroi drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Catherine Russell. “Nuk mund ta lejojmë që të ndodhë kjo,” shtoi ajo.

Konseguencat e prerjeve të financimeve, paralajmëron raporti, do të jenë më të rënda atje ku shkallët e vdekshmërisë ishin tashmë më të larta: në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

“Për ta thënë thjesht, nëse mbështetja për shërbimet jetike nuk vazhdon, shumë shtete mund të presin një shpërthim të vdekjeve të foshnjave dhe fëmijëve,” thuhet në raport.

Disa pasoja tashmë kanë filluar të ndihen: mungesë personeli mjekësor, mbyllje klinikash, probleme në programet e vaksinimit, mungesë medikamentesh, sidomos për trajtimin e murtajës.

Një shembull është Etiopia, ku murtaja është ende një problem i madh. Fuzia Shafiq nga UNICEF shpjegoi se vendi përballet me mungesë testesh diagnostikuese, nuk ka mbrojtëse kundër mushkonjave me pesticide, as mjete për fushatat e eliminimit të mushkonjave.

Një raport tjetër i të njëjtave institucione shpreh shqetësim për shkallën e vdekshmërisë së fëmijëve të vdekur në lindje, që arrin në 1,9 milionë në vitin 2023. “Çdo ditë, më shumë se 5.000 gra përjetojnë përvojën e trishtuar të lindjes së një fëmije të vdekur,” thuhet në raport.

Me kujdesin dhe trajtimin mjekësor gjatë shtatzënisë, mund të parandalohen shumë nga këto vdekje, si dhe fëmijët që lindin para kohe dhe janë shumë të dobët.

Vdekjet e fëmijëve të vegjël mund të reduktohen më gjerësisht me luftën kundër sëmundjeve që mund të shërohen, si pneumonia dhe diarreja.

“Nga lufta kundër murtajës deri te parandalimi i vdekjeve të fëmijëve të vdekur në lindje, duke kaluar nga ofrimi i kujdesit për fëmijët më të vegjël, mund të bëjmë ndryshimin për miliona familje,” siguroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.”

Po ndodh...

ide