Turizmi nxit hapjen e bizneseve të reja/ Eksperti: Po zgjerohet sezoni i turizmit përtej korrikut dhe gushtit

Në vitin 2023, kanë qenë 117.292 ndërmarrje ekonomike aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke shënuar një rritje me 3,4 %, krahasuar me vitin 2022.
Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 35,7 %. Nga 117.2 mijë ndërmarrje aktive, mbi 102 mijë janë biznese që operojnë në tregti, shërbime, transport, pra prodhues të shërbimeve.
Eksperti për sipërmarrjet inovative, Rezart Lahi, i ftuar në “Money Report” në ABC News, u shpreh se bizneset kanë patur një trend rritës në të ardhurat e tyre, kryesisht tek ato subjekte që operojnë në fushën e turizmit.
Ai pohoi se turizmi në Shqipëri është ndihmuar edhe nga sektori i ndërtimit.
“Ka patur një trend të madh të të ardhurave të bizneseve. Një pjesë e të ardhurave, po vijnë nga ndërmarrjet që kanë të paktën mbi 50 punonjës. Turizmi, duke u ndihmuar edhe nga ndërtimi, kapin një trend rritjeje dhe me sa shoh do vijojë trend i rritjes së turizmit”, tha ai.
Duke folur në studio, eksperti theksoi se turizmi në vendin tonë nuk është i përqendruar vetëm gjatë verëas.
“Turizmi mban një peshë në fushën e punësimit. Po zgjerohet sezoni i turizmit dhe nuk kemi vetëm korrikun dhe gushtin”, pohoi eksperti.
Ai theksoi se turizmi ka nxitur hapjen e vendeve të reja të punës.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

