EMRAT/ Punonjësit e Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike, policia e konfirmon: Mes të plagosurve dhe një 21-vjeçar

Policia e Tropojës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar paraditen e kësaj të marte, ku katër punonjës të Bashkisë ranë kontakt me rrymën elektrike. Përmes një reagimi zyrtar, Policia ka konfirmuar se si pasojë një prej punonjësve ka humbur jetën, ndërkohë që tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Muhamet Sylisufaj, 59-vjeç, ndërkohë që të plagosur janë Albert Dunisha, 40 vjeç, Ilir Dautaj, 47-vjeç, si dhe 21-vjeçari Afrim Aliaj.
Burime për mediat bëjnë me dije se një prej të plagosurve është nisur me urgjencë drejt Tiranës pasi gjendja e tij është më kritike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:00, ku katër punonjësit e Bashkisë së Tropojës kishin shkuar në afërsi të fshatit Bujan për të kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen e disa shtyllave të ndriçimit.
Por fatkeqësisht gjatë punimeve ata ranë në kontakt me rrymën elektrike. Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.
Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tropojë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.
Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.
Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128