Trajneri i vitit te 'Topi i Artë', jashtë top-5 Flick dhe Scaloni! Elena Sadiku bën historinë, për herë të parë një shqiptare mes kandidatëve
8 September 2026, 14:02 / SPORT
Janë zbuluar sot kandidatët e këtij çmimi që do të akordohet në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ që mbahet të hënën e 26 tetorit në Angli. Në garë për trajnerin e vitit është Mikel Arteta i Arsenalit, Luis Enrique i Paris SG, De La Fuente i Spanjës, Unay Emery i Aston Villa-s dhe Vincent Company i Bayern-it. 4 nga 5 kandidatët janë spanjollë.
Ndërkohë interesant është fakti se te futbolli i vajzave për herë të parë kandidate është një shqiptare. Bëhet fjalë për trajneren Elena Sadiku të klubit suedes Hacken. Sezonin e kaluar ajo fitoi trofeun evropian të Europa League për vajza kundër Hammarby-t, ndërsa në 2024 i siguroi Celtic kampionatin e parë në histori. 32-vjeçarja Sadiku është shqiptare e Kosovës, e cila ka lindur në Gjermani.

Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Nga Arben Iliazi
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Nga Përparim Gjeka
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
