EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, kush është shqiptari që u përplas fatalisht nga kamioni

2025-03-12 12:11:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, kush është shqiptari

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme (11 mars), rreth orës 15:00, në komunën Azzano Decimo.

Viktima është Xhavit Halilaj, 65-vjeçari me banim në Sacile me origjinë nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, Halilaj i bëri shenjë një kamionçine që po transportonte mjete pune që të ndalonte, pasi po humbte një pjesë të ngarkesës.

Të dyja mjetet dolën në korsinë e emergjencës. Në momentin që 65-vjeçari doli nga makina u godit nga një kamion që po afrohej.

Tre personat në bordin e makinës u plagosën në aksident dhe u dërguan në spital.

Happening now...

ideas

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128