
Vodhën banesën e tre shtetaseve të huaja, arrestohen katër vëllezërit në Tiranë

Katër të rinj të moshës 20 dhe 18-vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur banesën e marrë më qira nga tre shtetase turke në kryeqytet.
Të rinjtë me iniciale S. Z., 20 vjeç, O. Z., 18 vjeç (vëllezër); Xh. S., 20 vjeç, S. S., 18 vjeç (vëllezër), kanë vjedhur në banesën në fjalë një shumë parash dhe celularë.
Gjithashtu, policia ka arrestuar dhe shtetasen turke me iniciale M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetaset e tjera turke, për moskallëzim krimi.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.
Vodhën me dhunë një shumë parash dhe celularë, në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase të huaja, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.
Në pranga u vu dhe njëra nga shtetaset e huaja pasi posedonte një sasi lënde narkotike kanabis që u gjet në këtë banesë.
Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 3350 euro, lënda narkotike, një armë e ftohtë, automjeti i përdorur gjatë vjedhjes dhe 4 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash dhe 2 celularëve në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase turke, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Brothers”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes.
Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit:
-S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç (vëllezër);
Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç (vëllezër).
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe 2 celularë, në banesën e marrë me qira nga 3 shtetaset turke.
Në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi i shtetases turke M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetaset e tjera turke, për moskallëzim krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas


Political theater with the SP and DP lists

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128