Ambasada e SHBA-së: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, institucionet duhet të formohen sipas Kushtetutës

2026-08-06 17:26:00 / KOSOVA ALFA PRESS
Ambasada e SHBA-së: Ngërçi politik po i kushton Kosovës,

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kërkuar nga liderët politikë në Kosovë që të punojnë duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ndërtimin e institucioneve të reja.

Duke alarmuar për mundësitë e humbura, ambasada thekson se ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Në një përgjigje për mediat në Kosovë, para nisjes së seancës konstituive, nga kjo ambasadë kanë thënë se udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të punojnë së bashku për formimin e institucioneve.

“Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tij që të përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, theksoi Ambasada e SHBA.

 

Afati për konstituim të Kuvendit, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, detyron deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Ky afat përfundon nesër më 7 gusht, në orën 23:59.

 

Po ndodh...

ide