Dënim mjaft i rëndë për Joz Markun? Ja çfarë kërkoi Prokuroria për këngëtarin

Situata ligjore për Jozefin Markun rëndohet pas incidentit me Eduart Kuçin. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin dhe Kristjan Nikollin, ndërsa vendimi përfundimtar për masën i takon Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Kërkesa është depozituar këtë të hënë në gjykatë. Sipas raportimeve të fundit, ndaj Markut dyshohet aktualisht për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa katër akuza të tjera që lidhen me ngjarjen janë ende në verifikim nga organi i akuzës.
Ndërkohë, pozita e Kristjan Nikollit përfshin edhe akuzat për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi municion, si dhe një automjet tip “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.
Sipas policisë, Marku dhe Nikolli, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kanë dhunuar Eduart Kuçin pas një konflikti që lidhej me postime dhe fyerje të mëparshme në rrjetet sociale. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës, e cila do të përcaktojë nëse do ta pranojë kërkesën e Prokurorisë për “arrest me burg”. Seanca për masën e sigurisë pritet të zhvillohet brenda 48 orëve dhe me dyer të mbyllura.
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128