Orban përgëzon AfD-në pas fitores në Gjermani: Mbani rripat, ky është vetëm fillimi
Viktor Orban ka përshëndetur fitoren e Alternativës për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet në landin e Saksonisë-Anhalt, duke e cilësuar rezultatin si një “natë të madhe” për Gjermaninë dhe Evropën.
“Një natë e madhe për Gjermaninë dhe Evropën! Urime Alice Weidel, Ulrich Sigmund dhe të gjithë AfD-së për fitoren e tyre dërrmuese në Saksoni-Anhalt! Mbani rripat. Ky është vetëm fillimi!”, shkroi Orban në rrjetin social X.
AfD, parti e krahut të djathtë radikal, ka forcuar pozitat e saj në politikën gjermane, ndërsa rezultati në Saksoni-Anhalt shihet si një tjetër sinjal për rritjen e forcave populiste në vend.
Orban ka mbajtur prej vitesh marrëdhënie të afërta me figura dhe parti konservatore e populiste të krahut të djathtë në Evropë dhe më gjerë. Mes tyre është edhe AfD dhe drejtuesja e saj, Alice Weidel, e cila ka zhvilluar disa takime me Orbanin në Budapest.
Orban, i cili drejtoi Hungarinë për 16 vjet, humbi zgjedhjet parlamentare të 12 prillit përballë konservatorit Peter Magyar.
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128