Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik? Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

Teherani zyrtar ka njoftuar vendosjen e një “zone të re të kufizuar” në Gjirin Persik dhe hartimin e një korridori të ri lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa rifillimi i sulmeve ushtarake mes Iranit dhe SHBA-së ka çuar çmimin e naftës mbi 97 dollarë për fuçi.
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, deklaroi se zona e re e sigurisë do të shtrihet nga kufiri i bllokadës detare amerikane dhe se çdo anije që shkel këtë hapësirë do të përfshihet në listën e sankcioneve. Rezaei konfirmoi se hartat e korridorit të ri detar në ujërat e Iranit dhe Omanit janë dakordësuar dhe pritet të firmosen së shpejti, ndërsa nënvizoi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur vetëm nëse SHBA-ja ndërpret sabotimet, kërcënimet dhe goditjet ushtarake.
Gjashtë muaj pas shpërthimit të konfliktit ushtarak dhe dështimit të armëpushimit, Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, paralajmëroi Uashingtonin se rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe se çdo sulm i ri do të marrë një përgjigje më të shpejtë, më të rëndë dhe më të dhimbshme. Ndërkohë, Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, bëri me dije se terminali kryesor i eksportit në ishullin Kharg është goditur rreth 550 herë gjatë muajve të kaluar, por vazhdon të mbetet funksional përballe bllokadës.
Nga ana e saj, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka ndaluar, devijuar apo kontrolluar dhjetëra anije tregtare për të zbatuar bllokadën mbi eksportet e naftës iraniane. Edhe pse Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, pretendoi se marina e SHBA-së po mban hapur rreth dy të tretat e rrjedhës së naftës, rënia e transitit në vetëm 10 anije në ditë ka tronditur tregjet ndërkombëtare duke forcuar rritjen e çmimeve të energjisë.
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128