“Dëgjuam një grup fëmijësh”/ Vajza pa babanë të mbuluar nga gj*ku, si ndodhi atentati në Greqi
Detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati i ndodhur në orët e para të kësaj të hëne në Patisia të Greqisë, ku një 55-vjeçar shqiptar u qëllua me plumba sapo doli nga shtëpia e tij. Newsbomb.gr ka publikuar videon e momentit të ngjarjes, ndërsa raporton se shqiptari është qëlluar për vdekje, ndryshe nga seç u tha në fillim.
Po ashtu, raportohet se ka qenë vajza e shqiptarit ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për vrasjen e babait të saj. Sakaq thuhet se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që të ketë pasur një përpjekje për të vjedhur motoçikletën e viktimës.
Bëhet me dije se autoritetet vendase po shqyrtojnë nëse motoçikleta, e cila u sekuestrua nga Policia Rrugore për t'u transportuar në laboratorët e ELAS për ekzaminim, ishte në pronësi të viktimës. Hetimet për vrasjen e shqiptarit po vijojë intensivisht për të zbuluar nëse shqiptari i pa autorët që dyshohet se do të vidhnin motorçikletën e tij, ndaj dhe autorët e maskuar dyshohet të kenë qëlluar në drejtim të shqiptarit.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur dhe një dëshmitar i cili ka parë nga afër ngjarjen. Në prononcimin e dhënë për Newsbomb.gr, qytetari thotë se ka parë dy autorët të cilët mbanin helmeta në kokë, duke ikur me vrap nga vendngjarja, ndërsa viktima dergjej në tokë i mbuluar nga gjaku.
“Pashë të shtënat, ato po godisnin tokën dhe ndoshta një plumb u rikoshetua. Pashë dy persona me helmeta që iknin nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe pastaj pashë viktimën të shtrirë në tokë të mbuluar me gjak” thotë dëshmitari.
Një tjetër banor i zonës është shprehur se pak minuta para të shtënave me armë, disa persona kanë debatuar me tone të larta zëri. Papritmas u dëgjua e shtëna e parë, e vetëm 10 sekonda më pas e shtëna e radhës dhe pas 30 sekondave një tjetër.
"Dëgjuam një grup fëmijësh, rreth katër ose pesë persona. Ata po grindeshin, ziheshin dhe flisnin me zë të lartë. Pastaj u dëgjua një e shtënë. Rreth dhjetë sekonda më vonë u dëgjua një e dytë dhe pas rreth 30 sekondash një tjetër", tha banori i zonës.
Mirëpo banori në fjalë vuri në dukje se është e mundur që të rinjtë të kenë qenë duke kaluar pranë vendngjarjes në kohën e incidentit duke ngritur dyshimet se ata nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen. Ndërsa bëhet me dije se ka qenë vajza e 55-vjeçarit ajo që ka njoftuar policinë.
Oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje ku dhe kryen një kontroll e mblodhën tre gëzhoja dhe një plumb.
Po ashtu raportohet se shtëpia e 55-vjeçarit ndodhet në rrugën Themou Anninou, aty ku dhe nisi sherri. Gjaku në trotuar ndodhet afërsisht 10 metra jashtë shtëpisë së tij, ndërsa distanca nga pika e sulmit deri në këtë pikë është afërsisht 20 metra. Pritet që të kemi detaje të reja në vijim.
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128