Shoferja humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinën nga korsia e kundërt, plagosen dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë pas dy persona të lënduar.
Paraprakisht bëhet me dije se mjetet po udhëtonin në drejtime të kundërta kur njëra prej drejtuesve ka humbur drejtimin e mjetit duke bërë që makinat e tyre të përplasen së bashku. Për rrjedhojë, nga aksidenti kanë mbetur të plagosura të dyja shoferet e mjeteve, të cilat janë nisur menjëherë për të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Pogradecit. Fatmirësisht thuhet se ato janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Sakaq, referuar pamjeve nga vendngjarja mësohet se aksidenti i dyfishtë ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale për të dyja makinat, pjesët e parme të të cilave janë shkatërruar tërësisht.
Ky është aksidenti i tretë i ndodhur brenda pak orëve për ditën e sotme në vend, pasi dy aksidente të tjera u regjistruan në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Aksidenti i parë u regjistrua në autostradën Durrës-Tiranë rreth orës 5 të mëngjesit, nga i cili humbi jetën 45-vjeçari i identifikuar si Hysen Balla dhe janë plagosur shtatë persona.
Ndërsa aksidenti i dytë u regjistrua rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, ku humbi jetën në vendngjarje 55-vjeçari Dashamir Beca dhe u plagosën tre familjarët e tij dhe drejtuesi i mjetit tjetër, Gesti Muskaj.
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128